Arbëri

Raporti për pastrimin e parave, DASH: Shqipëria bëri pak përpjekje për ta penguar

Raporti për pastrimin e parave, DASH: Shqipëria bëri pak përpjekje për ta penguar
 

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për pastrimin e parave, ndërsa e rendit Shqipërinë në vendet që bënë pak përpjekje për ta penguar fenomenin e paligjshëm dhe krimet financiare.

“Shqipëria mbetet vulnerabël ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”, shkruhet në raport.