Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi, e quan hakmarrje mosvazhdimin e kontratave të punës me 19 punëtorë të Aeroportit dhe shkëputjes së kontratës së tij.
Premium
23:27
Latifi: Punëtorët grevistë të ANP-së po diskriminohen edhe gjatë pandemisë
Bashkim Latifi i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, thotë se në ANP punëtorët që janë grevistë po diskriminohen gjatë pandemisë me COVID-19.
Ai thotë se menaxhmenti po ua heq pushimet vjetore punëtorëve grevistë që po infektohen me koronavirus, por jo edhe punëtorëve të tjerë.
Madje ai thotë se, menaxhmenti i ANP-së po sjellë në punë punëtorët që janë me sëmundje kronike e që sipas vendimeve qeveritare këtyre nuk u lejohet të punojnë për shkak të rrezikshmërisë së lartë shëndetësore për t’u infektuar.
“Mbi 80 punëtorë janë infektuar me COVID-19, por menaxhmenti e di më mirë me shifra. Menaxhmenti bën dallime edhe në pandemi. Punëtori grevist që është i infektuar, i hiqet pushimi vjetor. Punëtori që nuk ka qenë grevist i njihet vetëm si pushim mjekësor dhe nuk i hiqet pushimi vjetor. Menaxhmenti ynë i sjellë në punë punëtorë me sëmundje kronike ndërsa punëtorët që nuk janë grevistë u mundëson me ndërrime, pushime ndërsa të tjerëve jo”, tha Latifi në Interaktiv.
Latifi ka thënë tutje se punëtorët janë të vendosur që të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre dhe që do vazhdojnë me protesta.
Nga 19 punëtorë e larguar, ai tregon edhe pozitat e tyre brenda Aeroportit që kanë mbajtur.
“Tash kanë larguar punëtorët e check in-it dhe dy të bagazhit. Menaxhmenti me largimin tim si kryetar e ka ndaluar edhe aktivitetin sindikal të punëtorëve dhe timin, ma ka ndaluar veprimtarinë në zyrën time”, tha ai.
“Për këtë rast, duhet ta shfrytëzoj të drejtën e ankesës për vete dhe 19 punëtorë dhe nuk do lëmë gurë pa lëvizë që edhe këta punëtorë si ata të parët përmes gjyqit që fituan të drejtën, do jemi me ta sepse padrejtësisht janë larguar”.
23:14
Latifi: Brenda vitit nga Aeroporti janë larguar 80 punëtorë
Bashkim Latifi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, ka treguar se brenda një viti janë larugar 80 punëtorë nga Aeroporti i Prishtinës.
Ai ka thënë se shkëputjet e kontratave janë bërë pa respektuar Ligjin e punës. Për mosvazhdimin e kontratave të 19 punonjësve gjatë ditës së sotme. Latifi në Interaktiv ka thënë se është për keqardhje, pasi janë larguar punëtorët në një kohë krize të pandemisë.
“Këtyre punëtorëve sot që nuk i është vazhduar kontrata. Ata janë thirrë në atë se ju skadon afati e nuk ka vazhdim. Është për keqardhje. Në një kohë të pandemisë dhe duke u nisur prej faktit, se edhe herën e parë ishin larguar mbi 60 punëtorë prej pune, në një kohë të papërshtatshme. Nëse menaxhmentit ynë është dashur të jetë human, atëherë është dashur të jetë tash, pasi është pandemi. Ka pasur vetëm hakmarrje ndaj punëtorëve. Nuk ka pasur asnjë shpjegim, vetëm se nuk vazhdohet kontrata dhe nëse gjejnë punë diku tjetër do t’i pajisin me dokumentacionin e nevojshëm. Largimet janë bërë shkurt për hakmarrje. Është hakmarrje ndaj punonjësve grevistë. Numri i përgjithshëm i punëtorëve që janë larguar nga puna shkon në 80 brenda vitit. Nëse thirremi në atë se nuk ka punë në kohë pandemie, kjo nuk qëndron, pasi ka punë në Aeroport. Është dinamizëm i kënaqshëm. Bëhet punë, ka fluturime, ndoshta jo në nivelim që presim, por ka punë. Nuk mund të thirren në pandemi, pasi ka punë. Janarin e patëm të plotë”, ka thënë Latifi.
23:03
Latifi: Shkëputjet e kontratave të punëtorëve të ANP-së janë hakmarrje e menaxhmentit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi, e quan hakmarrje mosvazhdimin e kontratave të punës me 19 punëtorë të Aeroportit dhe shkëputjes së kontratës së tij.
Sipas tij, këto veprime të menaxhmentit nga Aeroporti kanë ardhur për shkak të grevave që kanë ndërmarrë punëtorët.
“Krejt kjo është një hakmarrje që gjenezën e ka më larg sepse prej fillimit të zgjedhjes sime si kryetar kemi drejtuar kërkesa drejt menaxhmentit që i kanë injoruar dhe jemi obliguar të marrim veprime që do t’i ngrisim në stazë më lartë, që janë grevat”, tha ai në Interaktiv.
Ai pohon se atyre që nuk ua kanë vazhduar kontratat e punës, kanë qenë pjesëmarrës në grevat e organizuara nga sindikatat.
“Po kanë qenë grevistë dhe janë anëtarë të sindikatës. Ky menaxhment në 2014 ka larguar kryetarin e sindikatës dhe 50 punëtorë prej punës dhe të njëjtën po e bën edhe tash. Pas grevave kemi arritë marrëveshje që menaxhmenti nuk e ka zbatuar”, tha Latifi.
Latifi tregon se në marrëveshje është cekur që të mos ketë hakmarrje ndaj punëtorëve, por që sipas tij e kanë shkelë atë me veprimet e fundit.
“Pika 1 dhe 6 e marrëveshjes ka qenë që të mos ketë hakmarrja ndaj punëtorëve dhe këtë e kanë shkelë sepse pas marrëveshjes ka filluar presion mbi punëtorët sepse brenda muajit mbi 30 punëtorë janë qitë para komisioneve disiplinore”, tha Latifi.