Arbëri

Në 24 orët e fundit, shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me COVID-19

Foto: Ilustrim
 

Shtatë persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në raportin e së premtes është njoftuar për 564 raste të reja pozitive nga testimi i 3192 mostrave.

Deri tash në nivel vendi, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit të shkuar, janë regjistruar 71 mijë e 908 raste pozitive. 1634 prej tyre nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.