Arbëri

Data e radhës për vaksinat: Hoti e Zemaj thonë se vjen në mars, ndërkombëtarët në prill

 

Marsi është muaji i radhës, për të cilin po premtohet ardhja e dozave të para të vaksinës kundër koronavirusit në Kosovë.

Pasi zotimi i tyre për sjelljen e vaksinave të para gjatë shkurtit nuk u përmbush, kryeministri në detyrë e ministri i Shëndetësisë kanë thënë se përmes mekanizmit COVAX, 33 mijë doza të vaksinës do të mbërrijnë gjatë këtij muaji.