Arbëri

Zyrtari i LDK-së: Garda që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal dhe të kontrollueshëm

 

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka kritikuar procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, duke thënë se “garda kanceroze që e fundosi LDK-në, po synon një kryetar formal”.

Rugova ka shkruar se tetë ditë para Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, po vazhdon heshtja dhe terri, duke përmendur marrëveshjen nën tavolinë dhe ndarjen e pushtetit brenda strukturave të kësaj partie.