Arbëri

Më 8 Mars “marshohet, s’festohet”

Më 8 Mars “marshohet, s’festohet”
Foto nga arkivi
 

Marsh protestues kundër vrasjes e dhunës ndaj grave ka paralajmëruar për të hënën kolektivi “Marshojmë S’Festojmë”.

“Kolektivi i ‘Marshojmë s'Festojmë’, i përbërë prej aktivistëve, aktivisteve, studentëve, studenteve e organizatave të shoqërisë civile këtë vit, më 8 Mars, organizon përsëri marshin tradicional, këtë herë me temën: “Kundër patriarkatit që vret”. Me këtë rast ne kemi vendosur që t’i targetojmë të gjithë dhunën dhe vrasjet që po ndodhin ndaj grave vetëm për faktin se ato janë gra”, ka thënë aktivistja Adelina Tërshani.