Arbëri

Kosova, me listë të zezë si të SHBA-së

Koncept-dokumenti parasheh dy lloje të sanksioneve që mund të vendosen ndaj personave të përfshirë në listën e zezë: mohimin e hyrjes në territorin e Kosovës dhe ngrirjen e aseteve që mund t’i kenë në Kosovë

Qeveria është duke konsideruar se siguria kombëtare ndodhet e cenuar nga shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut. Prandaj, ka ndërmarrë veprime që të krijojë bazën ligjore, për të hartuar listën e zezë, të ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara. Në shoqërinë civile kanë shtruar nevojën që ligji të ofrojë garanci edhe për të drejtat e njerëzve që janë subjekt i kësaj politike të ndërmarrë

Prishtinë, 7 mars – Kosova po përgatitet ta bëjë një listë të zezë, të ngjashme me të Shteteve të Bashkuara. Në të do të listohen shtetasit e huaj të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe ata të përfshirë në veprat serioze të korrupsionit që rezultojnë në abuzim të të drejtave të njeriut.