Arbëri

Një vit pandemie çrregulloi procesin mësimor

Të enjten bëhet 1 vit qëkur në Kosovë u mbyllën shkollat për 6 muaj pas rasteve të para me Covid. Mësimi online gjatë asaj periudhe e më pas sipas 3 skenarëve solli vështirësi në arsim

I vështirë dhe me shumë sfida e probleme po konsiderohet procesi mësimor gjatë periudhës së pandemisë. Të enjten bëhet 1 vit qëkur në Kosovë u mbyllën shkollat për 6 muaj pas rasteve të para me Covid. Mësimi online gjatë asaj periudhe e më pas sipas 3 skenarëve solli vështirësi në arsim.

 

Këtë javë bëhet 1 vit qëkur pandemia Covid-19 çrregulloi procesin mësimor, fillimisht me mbylljen disamujore të shkollave e më pas me mësim sipas skenarëve. Mësimdhënësit dhe nxënësit konsiderojnë se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë dhe pati rënie të cilësisë. Ata shpresojnë që në shtator të kthehet normaliteti në shkolla

I vështirë dhe me shumë sfida e probleme po konsiderohet procesi mësimor gjatë periudhës së pandemisë. Të enjten bëhet 1 vit qëkur në Kosovë u mbyllën shkollat për 6 muaj pas rasteve të para me Covid. Mësimi online gjatë asaj periudhe e më pas sipas 3 skenarëve solli vështirësi në arsim.

Sipas mësimdhënëses Valdrina Nekoviqi, procesi mësimor gjatë kësaj kohe nuk ishte i lehtë dhe u shkaktoi shumë stres dhe frikë.