Arbëri

Për një vit humbën 50 mijë vende pune e u mbyllën mbi 10 mijë biznese

 

Një analizë për ndikimin e pandemisë në tregun e punës është publikuar nga instituti “Paragoni”. Sipas saj, pandemia ka ndikuar që mbi 10 mijë biznese të mbyllën dhe rreth 50 mijë vende të punës të humbin. Ndërsa Shoqata e Gastronomëve thotë se dëmet vetëm në sektorin e gastronomisë në një vit pandemie ishin rreth 20 milionë euro

Mbi 10 mijë biznese u mbyllën dhe rreth 50 mijë vende pune humbën gjatë një viti pandemie, thuhet në një hulumtim të institutit “Paragon” për ndikimin e pandemisë në tregun e punës.

Florian Aliu nga ky Institut ka thënë se pandemia ka ndikuar që bizneset të hasin në vështirësi për mbulimin e pagave të punëtorëve.