Arbëri

Hoti kërkon mbikëqyrje më të madhe të të infektuarve nëpër komuna

Foto: Ilustrim
 

Derisa i ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit e tyre nga sëmundja COVID-19, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova renditet mirë për menaxhimin e pandemisë në bazë të indikatorëve ndërkombëtarë.

Pavarësisht se Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka marrë vaksina, Hoti e ka përmendur si meritë të qeverisë së tij rregullimin e furnizimit me oksigjen dhe mobilizimin e resurseve shtetërore.