Arbëri

Reshje shiu e bore gjatë javës në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e stinës së dimrit do të jetë e ndryshueshme.

Sipas njoftimit, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave relativisht të ftohta që vijnë nga ana veriperëndimore e kontinentit. Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore.