Partia Demokratike Turke e Kosovës ka reaguar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Përmes një komunikate për media, kjo parti thotë se kanë thellësisht të shqetësuar dhe të brengosur nga hapja e Ambasadës në Jerusalem, statusi ndërkombëtar i së cilës është nën mbrojtje me rezolutat e KB.
“Pavarësisht rekomandimeve të vendeve evropiane dhe Republikës së Turqisë, dhe përkundër reagimeve dhe paralajmërimeve tona në Parlament, ky hap i gabuar nga një qeveri i cili qëndron larg mbështetjes së qytetarëve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të ketë efekte të drejtpërdrejta ndaj reputacionit të Republikës së Kosovës, proceseve diplomatike si dhe politikave tona të shtetëndërtimit në sytë e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Kjo parti ka deklaruar se do ta ndjekin këtë vendim, të cilin e kanë quajtur të gabuar, siç thonë ata me qëllim të rishikimit në çdo fushë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.