2 perditesime
09:45

Nagavci: Seanca konstituive është më 22 mars

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar për datën e konstitutimit të Kuvendit, e cila pritet të jetë 22 marsi.

Nagavci para mediave ka thënë se seanca do fillojë në orën 10:00 ndërsa më pas pritet të votohet edhe qeveria e re.

E pyetur se a do të jetë kryetare e Kuvendit, Nagavci ka deklaruar se janë duke e diskutuar me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje por që ende s’kanë marrë vendim.

“Ne në Lëvizje ende nuk kemi vendosur se kush do të jetë kryetare të Kuvendit. Kemi për t’i nxjerrë probleme teknike administratës për të gjetur një sallë të grupit parlamentar të VV-së sepse s’kemi pasur kurrë më shumë deputetë”, ka thënë ajo..

Nagavci ka shtuar se më 14 shkurt qytetarët kanë vendosur që lideri i VV-së, Albin Kurti të jetë kryeministër dhe Vjosa Osmani për presidente.

“Ështe e nevojshme që të gjitha institucionet të formohen sa më parë”.

09:09

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Si pikë e vetme e rendit të ditës është përgatitja për caktimin e seancës konstituive.

08:07

Kuvendi sot mban mbledhjen e Kryesisë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare. Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 derisa pikë e rendit të ditës është përgatitjet për Seancës konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

U.d. e presidentes Vjosa Osmani, ka caktuar seancën konstituive të Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës më 22 mars.

Seanca do të mbahet në ora 10:00, ndërsa është thënë se përgatitjet për mbajtjen do të kryhen konform procedurave në fuqi.