Arbëri

Tetë të vdekur dhe 553 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

 

Tetë persona kanë vdekur dhe 553 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.