1 perditesime
13:38

Hoti: Nuk e votojmë asnjë president, ne jemi parti opozitare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Hoti në një deklarim për medie tha se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

13:05

Abdixhiku për çështjen e presidentes: Do të vendosim nëse do të qëndrojmë në sallë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se do të koordinohet me organet e partisë nëse do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit të Vjosa Osmanit  për presidente.

Ai ka thënë se nesër do të mbajnë takimin me kandidatin për kryeministër Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. Sipas tij, qellim i LDK-së është shmangja e zgjedhjeve.

“Edi që është temë me interes por siç e dimë nesër është takimi bilateral me palën tjetër. Gjatë vikendit do ta bëjmë kryesinë e LDK-së me të cilën do të koordinohemi. LDK synon t’i shmangë zgjedhjet, synon të kontribuojë në formimin e institucioneve që ato të jenë demokratike. Kemi synime konstruktive, kemi qëllime që t’i shmangim zgjedhjet e përsëritura”, ka thënë ai.