Arbëri

Vihet në rrezik konstituimi i Kuvendit

Është vënë në pikëpyetje konstituimi të hënën i legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet deputetëve që u takojnë komuniteteve pakicë joserbe, shumica prej të cilëve ende nuk janë përcaktuar se a do të jenë pjesë e Qeverisë apo e opozitës.

 

Deri tash, vetëm 4 nga 10 deputetët që përfaqësojnë partitë e komuniteteve pakicë joserbe, janë përcaktuar të jenë pjesë e qeverisë. Për pasojë, ende nuk janë marrë vesh për grupin parlamentar e as për të nominuarin për nënkryetar të Kuvendit, i cili u takon në bazë të Kushtetutës. E bazuar në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, legjislatura nuk konsiderohet e konstituuar, pa u zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit

Është vënë në pikëpyetje konstituimi të hënën i legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet deputetëve që u takojnë komuniteteve pakicë joserbe, shumica prej të cilëve ende nuk janë përcaktuar se a do të jenë pjesë e Qeverisë apo e opozitës.

Duke e pasur këtë paqartësi, ata ende nuk kanë një marrëveshje për emrin që do ta propozojnë për nënkryetar të Kuvendit, i cili u takon në bazë të Kushtetutës.