3 perditesime
16:27

Publikohet lista e emrave në Kryesinë e LDK-së, mungon Agim Veliu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e Kryesisë së re të partisë. Janë zgjedhur katër nënkryetarë, ndërsa mungojnë emra të njohur të partisë si Agim Veliu që deri vonë ishte nënkryetar e Arban Abrashi që ishte sekretar.

Mungon edhe emri i Driton Selmanajt. Nuk janë as emrat e Haki Rugovës, Ismet Beqirit e Skënder Hysenit.

Kryesia ka 33 anëtarë.

Kryetar

1. Dr. Lumir Abdixhiku

Nënkryetar:

2. Lutfi Haziri

3. Gazmend Muhaxheri

4. Anton Quni

5. Dr. Shqipe Mjekiqi

Sekretar:

6. Imri Ahmeti

Anëtarët e tjerë:

7. Ak. Kujtim Shala

8. Dr. Avdullah Hoti

9. Dr. Hykmete Bajrami

10. Arben Gashi

11. Armend Zemaj

12. Sibel Halimi

13. Doruntinë Maloku

14. Dr. Ekrem Hyseni

15. Dr. Ardian Shala

16. Xhafer Tahiri

17. Dr. Alban Zogaj

18. Vlora Dumoshi

19. Safet Kamberi

20. Brikenda Kryeziu

21. Fadil Krasniqi

22. Sokol Haliti

23. Teuta Sahatqija

24. Dr. Valon Murtezi

25. Besian Mustafa

26. Dr. Lutfi Zharku

27. Dr. Muhamet Hamiti

28. Dr. Faton Bislimi

29. Rrezarta Krasniqi

30. Ilir Ferati

31. Besa Gaxherri

32. Forumi i Gruas: Lirije Kajtazi

33. Forumi i Rinisë: Fidan Rekaliu

14:31

Zgjidhet Kryesia e re e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se LDK-ja ka zgjedhur kryesinë e re në përbërje prej 33 anëtarëve.

Nënkryetarë janë zgjedhur Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi. Abdixhiku ka thënë se kanë propozuar për nënkryetar të Kuvendit Kujtim Shalën, ndërsa Arben Gashi është propozuar për shef të Grupit Parlamentar.

Sipas tij, Kryesia e ka mbështetur që LDK-ja të vazhdojë diskutimet vetëm me Vjosa Osmanin, si pretendente për presidente.

Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar.

Vetëm tri vota kanë qenë kundër këtij propozimi.

Nënkryetar më s'janë Agim Veliu e Avdullah Hoti.

13:55

Nis mbledhja e KP-së së LDK-së, pritet zgjedhja e kryesisë së re

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky këshill pritet të votojë për zgjedhjen e kryesisë së re të partisë.

Mbledhja e këtij këshilli është duke u mbajtur rreth një javë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së.

Sipas statutit të kësaj partie, kryetari propozon 24 anëtarët e kryesisë, të cilët zgjidhen me votim të fshehtë. Kryetari i LDK-së, kryetari i forumit të rinisë dhe i forumit të gruas janë anëtarë të kryesisë. Derisa me propozim të kryetarit Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së nga radhët e kryesisë zgjedh tre nënkryetarë dhe sekretarin e përgjithshëm.

08:17

LDK-ja sot zgjedh kryesinë e re të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë për herë të parë Këshillin e ri Drejtues, të shtunën. Në të pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë.

Të dielën e kaluar, Lumir Abdixhiku i cili garonte kundër Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafa, u zgjodh kryetar i LDK-së. Abdixhiku e fitoi garën pa balotash me 190 vota të delegatëve, duke lënë pas Hazirin me 110 vota dhe Mustafën me vetëm 16 sosh.

Isa Mustafa që udhëhoqi për 11 vjet këtë parti, pati dhënë dorëheqje të parevokueshme pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Më pas, paralajmëroi se shumë shpejt LDK-ja do të zgjidhte kryetarin e ri.

Mbledhja për zgjedhjen e Kryesisë do të mbahet në ora 14:00.