Arbëri

SBASHK-u i pakënaqur që mësimi do të vazhdojë të hënën

Foto: Driton Paçarada / Koha
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është befasuar me vendimin e Komitetit. Ai u ka kërkuar institucioneve që të ndërmarrin veprime para se të përkeqësohet, sipas tij, situata me COVID-19 edhe më shumë

Mos marrja e një vendimi nga Komiteti për menaxhimin e pandemisë që shkollat të shkojnë në pushim 1-javor, siç ishte propozuar së fundmi, nuk i ka pëlqyer Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK).

 

Në të gjitha institucionet e arsimit të hënën pritet të vazhdojë procesi arsimor. Kjo, meqë Komiteti për menaxhimin e pandemisë nuk vendosi për propozimin e MASH-it që të shkohet me një javë pushim në shkolla. E kjo nuk i ka pëlqyer Sindikatës së Arsimit, e cila po kërkon që javën e ardhshme të shqyrtohet edhe një herë propozimi. Këshilli i Prindërve thotë se situata me pandeminë në shkolla është stabile dhe nuk ka arsye për mbylljen e tyre

Mos marrja e një vendimi nga Komiteti për menaxhimin e pandemisë që shkollat të shkojnë në pushim 1-javor, siç ishte propozuar së fundmi, nuk i ka pëlqyer Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK).

Për këtë arsye po kërkon që Komiteti ta shqyrtojë edhe një herë mundësinë që shkollat të pushojnë një javë. Por përfaqësues të prindërve janë duke insistuar që të mos ndërpritet mësimi.