Arbëri

Specializimet e papaguara nga shteti

Oda e Mjekëve e Kosovës e vlerëson të vogël buxhetin për specializantët, por edhe të gabuar përzgjedhjen e tyre

Planifikimi jo i duhur për pagesat e specializantëve, të cilët kanë nënshkruar kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë që për muaj të tërë shumë prej tyre të mbesin pa marrë pagat për specializimin e kryer në spitale e qendra të mjekësisë familjare.

 

Me 1 milion e 198 mijë euro të planifikuara për pagesat për specializantë, të cilët kishin nënshkruar kontratë me MSH-në, nuk kanë mjaftuar që të gjithë specializantët të paguhen ashtu siç kishin nënshkruar kontratën. Që nga muaji dhjetor një pjesë e specializantëve nuk kanë marrë paga, ndërsa Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se kjo situatë kaotike është shkaktuar nga planifikimi jo i duhur i Ministrisë. E në MSH nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me numrin e specializantëve dhe si është menduar që ata të paguhen

Planifikimi jo i duhur për pagesat e specializantëve, të cilët kanë nënshkruar kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë që për muaj të tërë shumë prej tyre të mbesin pa marrë pagat për specializimin e kryer në spitale e qendra të mjekësisë familjare.

Në buxhetin e ndarë për këtë vit nga Ministria e Shëndetësisë janë ndarë rreth 1 milion e 198 mijë për pagat dhe shtesat për 498 specializantë.