Osmani: Ditë e bardhë sot

Osmani: Ditë e bardhë sot
Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar një fotografi të borës me mbishkrimin “Ditë e bardhë sot” në rrjetin social Facebook.
Me këtë foto, Osmani duket se ka aluduar në formimin e institucioneve të reja, që pritet të ndodhë sot, fillimisht me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sa i përket formimit të Qeverisë, ende nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë të hënën.
Nagavci: Ditë e bardhë
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot është një “ditë e bardhë”, duke aluduar në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që do të ndodhë sot.
KOHA ka raportuar më herët se Nagavci pritet të marrë detyrën e ministres së Arsimit në Qeverinë Kurti 2, mirëpo nuk dihet ende nëse formimi i Qeverisë do të ndodhë në seancën e sotme parlamentare.
Kusari-Lila: Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar një mesazh në Facebook pak orë para fillimit të seancës konstituive sot.
Kusari-Lila ka garuar në listën e Vetëvendosjes dhe është zgjedhur deputete. Ajo do të betohet sot në Kuvend si deputete.
“Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës. Ta shkruajmë bukur së bashku për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh. Mbarësi dhe fat vendi im”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Betohen 257 ushtarë të rinj, Osmani: Kosova e ka vendin në NATO

Mbrojtja e Kadri Veselit thotë se Prokuroria duhet të ketë një vit kohë për të paraqitur rastin e saj

Sot dita e fundit për aplikim për 100 eurot, mjetet pritet të ekzekutohen javën e ardhshme

QUINT-i i kërkon Qeverisë t’ia kalojë pronësinë e tokave Manastirit të Deçanit

Michel: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave

Këshilli i prindërve: Po e paguajmë faturën e inateve mes Qeverisë e mësimdhënësve

Sot s’ka mësim në Kosovë, mësimdhënësit në protestë

Mot me diell të premten në Kosovë

Çitaku: Kosova të jetë serioze dhe me ofertë në dialog

Haliti: Vetëvendosje lë për të dëshiruar në qeverisje

Kundërshtohet vendimi i SBASHK-ut për protesta gjatë ditëve të javës
