Arbëri

Borrell sot informon ministrat e BE-së për vizitat e Lajçakut në Prishtinë e Beograd

Foto: Alban Bujari / KD
 

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, do të informojë sot ministrat e jashtëm për rezultatet e vizitës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për vizitat e tij në Prishtinë, Beograd e Podgoricë.

Vizitat e Lajçakut në rajon gjatë muajit mars do të paraqiten si pjesë e një rishikimi ministror të “çështjeve aktuale” dhe “angazhimeve të fundit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.