Arbëri

Diplomati britanik Michael Davenport emërohet shef i ri i OSBE-së në Kosovë

 

Diplomati britanik, ambasadori Michael Davenport, ka marrë sot detyrën e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

“OSBE-ja ofron mbështetje të shkëlqyeshme për të drejtat e njeriut, demokratizimin dhe sigurinë publike në Kosovë. Është privilegj të udhëheqësh një ekip të fortë që sjell ekspertizë dhe përvojë të jashtëzakonshme në të gjitha këto fusha. E mirëpres punën në partneritet me të gjitha palët e interesit për zbatimin e mandatit të Misionit,” tha ambasadori Davenport.