Arbëri

Kurti e Konjufca vizitojnë Prekazin, thonë se familja Jashari duhet kujtuar përherë

 

Kryeministri Albin Kurti dhe u.d. i presidentit të vendit, Glauk Konjufca, kanë vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz ku dërguan kurora lulesh.

Para mediave, Kurti ka deklaruar se falë familjes Jashari, populli shqiptar është gjallë dhe gëzon lirinë e vendit. Ai ka thënë se në Prekaz erdhi menjëherë pas mbledhjes së parë ceremoniale dhe se kjo familje duhet kujtuar përherë.