Arbëri

Hasani: Kushtetuesja ia ndaloi Kurtit garën për deputet, s’mund të vendosë ndryshe për kryeministrin

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Pasi ia ndaloi të kandidonte për deputet, Gjykata Kushtetuese e ka të pamundur të vendosë ndryshe nëse zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër shkon në këtë gjykatë, ka thënë ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani për KOHËN. Sipas tij, me vendimin e 6 janarit kur Kurtit ia ndaloi të kandidonte për deputet për shkak se ndaj tij kishte aktgjykim dënues për vepër penale në tri vjetët e fundit, Kushtetuesja “ia ka lidhur duart vetes”.

Kurti u zgjodh kryeministër të hënën duke marrë 67 vota në Kuvend.