Arbëri

Pritje të gjata në klinikën e syve në QKUK

 

Klinika e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës po qëndron shpeshherë e stërmbushur me pacientë. Teksa ata thonë se po u duhet të presin me orë të tëra për të bërë një kontroll, bashkë me stafin shëndetësor druhen se si pasojë e kësaj ekziston një rrezik më i lartë për infektim nga pandemia COVID-19. Nga kjo klinikë kanë thënë se pandemia ka vështirësuar punën e tyre.

KOHA ka qëndruar në mëngjesin e së martës dhe të mërkurës në këtë klinikë. Pacientët ankohen për pritje të gjatë si dhe e shohin shqetësuese mosrespektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë.