Arbëri

Shea: Serbia duhet të përballet dikur me faktin që Kosova është e pavarur

“Janë disa fakte, janë disa të vërteta, që janë aq të mëdha... që janë aq evidente, sa që askush, askush nuk mund t’i mohojë ato. Kosova nuk e ka pushtuar Serbinë në mars të vitit 1999. Kështu që të rrimë me faktet, ku ka dëshmi të shumta, dhe çdo herë kur kemi gjithë këtë propagandë, le tu përgjigjemi qetësisht me të gjitha dëshmitë dhe të gjitha faktet”

Koha: Mirë se vini në emisionin tonë, z. Jamie Shea! Si jeni?

 

Serbët nuk duhet ta fajësojnë NATO-n për humbjen e Kosovës, ata duhet ta fajësojnë veten, për shkak të mënyrës së tmerrshme me të cilën i trajtuan shqiptarët kosovarë, thotë Jamie Shea, zëdhënës i NATO-s në kohën e suleve ajrore të vitit 1999

Koha: Mirë se vini në emisionin tonë, z. Jamie Shea! Si jeni?

Shea: Po, jam shumë mirë, Agron. Më lejo të të falënderoj për këtë mundësi që të flas me ju, dhe më lejoni po ashtu të them se sa kënaqësi është për mua që të kthehem përsëri në ambientin e Kosovës!