1 perditesime
Arbëri

Përmbyllet vaksinimi i 500 mjekëve kosovarë në Kukës

Përmbyllet vaksinimi i 500 mjekëve kosovarë në Kukës
Foto: Ilustrim
15:18

Përmbyllet vaksinimi i 500 mjekëve kosovarë në Kukës

Të shtunën në mëngjes në qytetin e Kukësit ka nisur vaksinimi i 208 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova.

Të shtunën e kaluar, po në Kukës janë vaksinuar 250 mjekët e parë.

Kryetari i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, deklaroi se me këtë kontigjent përmbyllet vaksinimi i 500 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të Kosovës, ndërsa ka falënderuar qeverinë dhe punonjësit shëndetësorë të Kukësit për organizimin dhe zhvillimin normal të procesit të vaksinimit që sipas tij deri më tani ka vijuar normalisht.

Ai tha se bluzat e bardha që u vaksinuan javën e kaluar nuk janë ankuar për efekte anësore të vaksinës AstraZeneca që morën në Kukës.

I pyetur se a do të realizohet premtimi i kryeministrit Rama për vaksinimin e 11 mjekëve të Kosovës në një kohë kur Kosova pret ardhjen e dozave të para të Covax, Syla tha se “shpresoj që 2 ministritë të bashkëpunojnë dhe se çdo mendje e shëndoshë duhet t’i shfrytëzojë këto vaksina pasi Kosova ka nevojë për 11 mijë vaksinat e premtuara nga Rama”.

Mjekët që u vaksinuan u shprehën se vaksinimi ka shkuar normal dhe nga bisedat me kolegët qe u vaksinuan javën e kaluar nuk kanë mësuar se kanë pasur efekte anësore.

Ata shprehen se po erdhi vaksina në Kosovë ne do vijmë, do vaksinohemi përsëri në Kukës për dozën e dytë. Javën e kaluar sipas njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës janë vaksinuar 292 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të vijës së parë në parandalimin e pandemisë.

07:58

200 mjekë të tjerë do të vaksinohen sot në Kukës

(KosovaPress) - Edhe 200 mjekë të Kosovës sot do të udhëtojnë për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.

“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla.

Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje.

Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojnë që ajo të nxirret jashtë vendit të kontraktuar.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka filluar një program vaksinimi.

Kryeministri Edi Rama është zotuar se Shqipëria do të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë, që janë rreth 11 mijë në total.