Arbëri

Shtohen telashet për procesin e përzgjedhjes së presidentit

Foto: Alban Bujari / KOHA

Miratimi i ankesës së dy deputeteve të VV-së nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e bërë në legjislaturën e kaluar, mund të shkaktojë vonesa në mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo seancë është paralajmëruar se do të mbahet pas përfundimit të procedurave të zëvendësimit të deputetëve të cilët kanë zënë vend në Qeveri, proces ky i cili pas vendimit të së premtes të Kushtetueses mund të marrë edhe disa ditë për të përfunduar.

Një telash tjetër në rrugën për t’u bërë presidente u ka dalë Vjosa Osmanit, si dhe partisë që e kandidoi për këtë pozitë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Asaj mund t’i prishë punë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë të premten, lidhur me mënyrën se si është bërë zëvendësimi i deputetëve në legjislaturën e kaluar.