Arbëri

Pupovci: Nxënësit që kanë marrë pjesë në mësimin online kanë humbur 25% të vitit shkollor

 

Mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë shpërfaqi sfidat në organizimin e mësimit online. Ekspertët e arsimit po vlerësojnë së mësimi në distancë ka ndikuar në mësimnxënien te niveli fillor si dhe në procesin e vlerësimit.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Arsim e Kosovës, Dukagjin Pupovci në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sipas vlerësimeve nxënësit që kanë marr pjesë në mësimin online duke filluar nga 11 marsi i vitit të kaluar e kanë humbur rreth 25% të vitit shkollor.