Arbëri

Seanca për presidentin mund të mbahet gjatë javës së ardhshme

Seanca për zgjedhjen e presidentit mund të thirret javën e ardhshme, ndërsa Vetëvendosje shprehet e bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente

Seanca për zgjedhjen e presidentit mund të thirret gjatë javës së ardhshme. Kështu ka mësuar “Koha” nga burime të saj.

 

Lëvizja Vetëvendosje pret që brenda pak ditësh të vihet në rend dite zgjedhja e presidentit të Kosovës. Burime të “Kohës” kanë bërë të ditur se seanca mund të mbahet gjatë javës së ardhshme. Në Vetëvendosje nuk presin probleme në konstituimin e institucionit më të lartë në vend. Po ashtu shprehen kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, përveç emrit të Vjosa Osmanit

Seanca për zgjedhjen e presidentit mund të thirret gjatë javës së ardhshme. Kështu ka mësuar “Koha” nga burime të saj.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka deklaruar se janë duke u angazhuar që sa më shpejt të përmbyllet zgjedhja e presidentit.