Arbëri

13.726 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

13.726 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
 

Në Kosovë janë 13.726 raste aktive me COVID-19, bazuar në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar në total 87.981 raste pozitive me virusin SARS CoV-2, ndërsa prej tyre 1840 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 72.415 pacientë, e janë 13.726 raste aktive.