Arbëri

Naser Ramadani infektohet me koronavirus

Naser Ramadani infektohet me koronavirus
 

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, është infektuar me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur ai në Facebook, duke bërë thirrje që të respektohen të gjitha masat anti-COVID.

“Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet”, ka shkruar ai.