Arbëri

Daka: KQZ-ja s’ka nevojë për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale, pandemia mbetet sfidë

 

Prishtinë, (Ekonomia Online) - Kryesuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale. Por, Daka thotë se pandemia pritet të jetë sfidë në organizimin e zgjedhjeve.

“Ne kemi parashikuar sa do të jenë zgjedhjet lokale dhe gjithsesi këto do të jenë më të shtrenjta për shkak të dy rundeve, por edhe sa i përket mjeteve të cilat na nevojiten për parandalimin e pandemisë ato tash janë paraparë dhe nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë”, ka deklaruar Daka për Ekonomia Online.