Arbëri

Mbingarkohen klinikat dhe spitalet me pacientë të prekur me COVID-19

 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës gati ka prekur limitet e kapaciteteve për nga numri i pacientëve që janë duke u trajtuar.

Sipas raportit të SHSKUK-së, këtë të hënë 917 pacientë kanë qenë të shtrirë aty, derisa 753 prej tyre tashmë janë të konfirmuar me COVID-19.