1 perditesime
Arbëri

Të premten seanca për betimin e deputetëve të rinj, s’dihet kur votohet presidenti

Të premten seanca për betimin e deputetëve të rinj, s’dihet kur votohet presidenti
Foto: KOHA
10:50

Të premten seanca për betimin e deputetëve të rinj, s’dihet kur votohet presidenti

Të premten e kësaj jave do mbahet seancë parlamentare, ku pritet të betohen deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës. E për votimin e postit të presidentit, ende nuk është caktuar, ka njoftuar deputetja nga lista e VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit gjithashtu është caktuar që Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë shtatë komisione parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës dy, Lidhja Demokratike e Kosovës dy, Lista Serbe një dhe Grupi 6+ një.

VV-ja udhëheq në komisionet: Buxhet, punë dhe Transfere, Legjislacion dhe mandate, Punë të jashtme, Arsim, Bujqësi dhe Zhvillim, Shëndetësi, Qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe media.

PDK: Ekonomi dhe ndërmarrësi, Mbikëqyrje e Agjencisë për Inteligjencë,

LDK: Integrime Evropiane dhe Mbikëqyrje të financave publike

Lista Serbe: Të drejta të komuniteteve

6+: Barazi gjinore, të drejta të njeriut dhe të pagjetur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do mbajë mbledhje ku do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kandidatët e radhës për deputetë. Mbledhja pritet të fillojë në 11:00.

09:24

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do propozohet formimi i komisioneve parlamentare të legjislaturës së tetë.

Në rend të ditës së kësaj mbledhjeje është edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme./KP/