Arbëri

14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
 

Në 1858 ka shkuar numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Vetëm të martën janë regjistruar 14 raste të vdekjes.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rastet e vdekjes janë komunat: Prishtinë (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë (73, 72 vjeç), Ferizaj (81 vjeç), Gjilan (67 vjeç), Mitrovicë (69 vjeç), Pejë (77 vjeç), Prizren (58 vjeç), Shtime (57 vjeç) dhe Vushtrri (66 vjeç).