Arbëri

Ujësjellësi shkyç disa lidhje ilegale: “S’janë gjarpërinj, por gypa të kyçjeve ilegale”

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për shkyçjen e disa lidhjeve ilegale në gypin magjistral që furnizon me ujë Sllatinën e Vragolinë dhe Parkun e Biznesit.

Në një njoftim për media, ku ka dërguar edhe fotografinë e këtyre lidhjeve, Ujësjellësi ka thënë se këta “s’janë gjarpërinj, por gypa të kyçjeve ilegale”.