Arbëri

Gjendja e pacientëve në Infektivë e rënduar, kërkohet shtrëngim i masave

 

Klinika Infektive tash e sa javë të gjithë shtretërit e saj i ka të mbushur me pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë dhe mbi 100 prej tyre po arrijnë të marrin frymë fal oksigjenit artificial. Duke marrë parasysh situatën pandemike në vend dhe rastet aktive me COVID, po kërkohet respektim më rigoroz i masave aktuale dhe shtim të masave tjera.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku për KosovaPress ka deklaruar se rritja e rasteve në javët e fundit të të infektuarve me COVID-19 ka ndikuar të rritet edhe numri i të hospitalizuarve.