Arbëri

Mediat serbe shkruajnë për 15 doktorantë nga Kosova në Fakultetin e Kragujevcit

Një diplomë e një doktoranti nga Sarajeva, i regjistruar në ECPD, e që diplomën e ka marrë në Universitetin e Kragujevcit. Njëjtë sipas mediave serbe, pa qenë të regjistruar kurrë, diploma të doktoratës kanë marrë edhe 15 shqiptarë nga Kosova
 

Disa shqiptarë nga Kosova kanë fituar disertacionet e doktoratës në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë kurrë pjesë e këtij institucioni shkollor, kanë shkruar mediat në Serbi. Disa prej të cilëve i ka kontaktuar KOHA kanë mohuar këtë.

Portalet serbe si “blic.rs”, “objektiv.rs” e shumë të tjera kanë shkruar se dyshohet se janë ndarë 15 diploma për shqiptarët e Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.