Arbëri

SBASHK-u në pritje të takimit me ministrin Vitia mbi përfshirjen e mësimdhënësve në vaksinim

Foto: Koha / ilustrim
 

SBASHK-u përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është i gatshëm për një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për t’u informuar mbi paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria, përveç punonjësve shëndetësorë, do të mund të vaksinojë edhe mësimdhënësit nga Kosova.

SBASHK-u i ishte drejtuar me një apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit dhe se më 29 mars i është drejtuar me shkresë ministrit Vitia duke kërkuar që të mbajnë një takim ku do të diskutohej përfshirja e mësimdhënësve në listën prioritare për vaksinim.