Arbëri

VV-ja nuk i ka ende të sigurta votat për Vjosa Osmanin

Mundësia që të dështojë zgjedhja e presidentit, e për pasojë vendi të shkojë në zgjedhje, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të mos e thërrasë seancën e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka ende një datë zyrtare se kur mund të mbahet seanca, e po ashtu mbetet e paqartë nëse gjatë votimit të presidentes do të votojnë të paktën 80 deputetë.

 

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është e sigurt se në votimin e kandidates së tyre për presidente, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë numër i mjaftueshëm i deputetëve. Kryetarja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se janë në diskutime edhe me deputetë të tjerë

Mundësia që të dështojë zgjedhja e presidentit, e për pasojë vendi të shkojë në zgjedhje, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të mos e thërrasë seancën e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka ende një datë zyrtare se kur mund të mbahet seanca, e po ashtu mbetet e paqartë nëse gjatë votimit të presidentes do të votojnë të paktën 80 deputetë.

Shefja e Grupit të deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se e kanë të hapur mundësinë që seanca për presidenten të mbahet më 2 prill, por i duhet konfirmimi që procesi i zgjedhjes së saj do të jetë i suksesshëm.