Arbëri

Për 22 vjet në Kosovë janë hequr 92 mijë mjete shpërthyese

 

Që nga viti 1999 e deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara dhe janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese. Kështu kanë bërë të ditur kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për 22 vjet janë hequr edhe 23 mijë e 700 mina antipersonale, 3 mijë e 120 mina antitank dhe 22 mijë e 500 bomba kasetore. Këto të dhëna u publikuan në Ditën Ndërkombëtare të për vetëdijesimin ndaj rrezikut nga minat”.