Arbëri

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kundërshton masat e Qeverisë, paralajmëron protesta

 

Në një letër dërguar institucioneve të Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen 12-ditore, pa konsultim paraprak, duke përkujtuar se lidhur me këtë vendim janë njoftuar vetëm nga mediat.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit me të gjithë sektorët që përfaqëson janë më të goditurat në të gjitha aspektet nga masat e marra gjatë kohës së pandemisë dhe nuk e përkrahë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës dhe kategorikisht e kundërshton vendimin siç e quan të njëanshëm ndaj fushëveprimtarisë hoteliere dhe turistike, thuhet në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Arben Vitia, Hekuran Murati dhe Rozeta Hajdari.