Arbëri

Mbi 300 persona të moshës mbi 85 vjeç janë vaksinuar deri më tani në sallën “1 Tetori”

Mbi 300 persona të moshës mbi 85 vjeç janë vaksinuar deri më tani në sallën “1 Tetori”
Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri të premten në mesditë në këtë qendër janë vaksinuar 313 të moshuar mbi moshën 85-vjeçare.

Bardhi ka bërë të ditur se kjo është dita e dytë e vaksinimit të personave mbi këtë moshë dhe se vetëm gjatë ditës së premte janë vaksinuar 109 persona.