Arbëri

LDK-ja kritikon Kurtin: Absurditet përfshirja në zgjedhjet në Shqipëri në vend se të merret me krizën në Kosovë

LDK-ja kritikon Kurtin: Absurditet përfshirja në zgjedhjet në Shqipëri në vend se të merret me krizën në Kosovë
FOTO: KOHA
 

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për përfshirjen e tij në zgjedhjet në Shqipëri.

Mjekiqi përmes një shkrimi në Facebook, ka shtuar se është absurde që kryeministri Kurti të merret me çështjet e brendshme në Shqipëri, kur Kosova është në krizë ekonomike, sociale e pandemike.