Arbëri

Kosova pa Qendër për Trajtimin e Djegieve, qytetarët po dërgohen për trajtim në Turqi

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Mungesa e shërbimeve shëndetësore po konsiderohet cenim i të drejtave themelore të njeriut për qasje në shëndetësi. Shteti deri më tani më shumë ka pasur prioritet mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit, se sa investimin direkt në sistem.

Shumë qytetarë të Kosovës detyrohen që të shkojnë jashtë vendit për trajtim të ndonjë sëmundjeje. Dhjetë persona deri më tani janë dërguar në Turqi për trajtim të djegies së rëndë. Kosova nuk ka Qendër për Trajtim të Djegieve nderka, rastet më të lehta trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.