Arbëri

Të hënën rifillon procesi mësimor, komunat të gatshme për të gjitha variantet e mësimit

Të hënën rifillon procesi mësimor, komunat të gatshme për të gjitha variantet e mësimit
Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Pas një jave pushim pranveror, të hënën fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë me COVID-19, klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e MASHT-it, Arbërie Nagavci.