Arbëri

Çështja kryesore e politikës së jashtme konsiderohet dialogu me Serbinë

Çështja kryesore e politikës së jashtme konsiderohet dialogu me Serbinë
Pak ditë pas vendosjes në krye të ekzekutivit, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështjes të Sigurisë, Joseph Borrell, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të vazhdojë sa më shpejt dialogun me Serbinë, teksa këtë e ka ndërlidhur me perspektivën evropiane të vendit

Dialogu me Serbinë është çështja kryesore e politikës së jashtme që i përshkruhet Qeverisë Kurti.

 

Qeveria e cila është proces të hartimit të programit, nuk e ka zbardhur ende qasjen në raport me dialogun me Serbinë. Derisa në programin prej 52 faqesh të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishte përmendur fare dialogu me shtetin serb, referuar programit të Qeverisë Kurti 1, ishte thënë se angazhimi do të jetë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut dhe në frymën e parimit të reciprocitetit. Analistët shohin pengesa në arritjen e një marrëveshjeje finale për njohjen reciproke

Dialogu me Serbinë është çështja kryesore e politikës së jashtme që i përshkruhet Qeverisë Kurti.

Pak ditë pas vendosjes në krye të ekzekutivit, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështjes të Sigurisë, Joseph Borrell, i ka kërkuar kryeministrit të vazhdojë sa më shpejt dialogun me Serbinë, teksa këtë e ka ndërlidhur me perspektivën evropiane të vendit.