Arbëri

Qytetarë, zyrtarë qeveritarë e deputetë në Shqipëri për fundjavë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka arsyetuar shkuarjen e madhe të qytetarëve në Shqipëri. Sipas tij, masat nuk e kanë shkaktuar fluksin e madh të qytetarëve që e kanë kaluar fundjavën në Shqipëri
 

Rreth 30 mijë qytetarë ia kanë mësyrë Shqipërisë të premten dhe të shtunën. Bashkë me ta edhe qeveritarë e deputetë. Ndërkohë, ata që nuk e kishin këtë mundësi, kanë shfrytëzuar parqet e sheshet për të kaluar ditët e ngrohta me diell. Gjithë ky fluks i qytetarëve ka vënë në pikëpyetje efektshmërinë e masave të marra nga Qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Relaksimi i masave anti-Covid në Shqipëri e ashpërsimi i tyre në Kosovë ka bërë që mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova të kalojnë vikendin në Shqipëri. Vetëm në 24 orët e fundit, 15 mijë qytetarë të Kosovës kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

Përveç qytetarëve edhe shumë zyrtarë qeveritarë e deputetë të Vetëvendosjes, kanë kaluar vikendin në Shqipëri, në përkrahje të Boiken Abazit, Iliaz Shehut dhe Kreshnik Merxhanit, kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, por që janë propozuar nga dega e Vetëvendosjes në Tiranë.