Arbëri

Reshje shiu e bore gjatë javës në Kosovë

Reshje shiu e bore gjatë javës në Kosovë
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Të hënën, sipas njoftimit do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e martë do të vijoj me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.